LAJMI I FUNDIT

Epokë e re për Juventusin, ‘Zonja e Vjetër’ merr vendimin për Allegrin

18:37 - 24.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventus është mes një “furtune” pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive për çështjen e hetimit financiar dhe bilanceve të dyshimta. Duket se klima jo e mirë në klub ka ndikuar që bardhezinjtë të mbështeten te emrat që kanë më shumë besim dhe një ndër ta është edhe Allegri.




Trajneri livornez, sipas “Gazetta dello Sport” do rinovojë edhe për dy sezone me Juven, me kontratën që pritet të skadojë në 2027. Përpara ndeshjes me Atalantën (3-3) në Torino, pronari i klubit, John Eklann i ka dhënë mbështetjen trajnerit si edhe i ka kërkuar nisjen e një cikli të ri.

Tanimë te Juventus në rolin e drejtorit sportiv pritet të jetë Giovani Manna, teksa në ekipin e parë si ndihmës të Allegrit mund të promovohen Marco Storari dhe Gianluca Pessoto.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.