Kryesore

“Redon Xhixha ishte pak i vështirë”, Iljazi për “Panorama TV”: Erzeni nuk ia ka frikën asnjë skuadre

17:10 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni i Erzenit, Ardit Iljazi ka dhënë një intervistë për emisionin “Panorama Sport”, nën moderimin e gazetares Vjosana Nozllaku. Mbrojtësi ka komentuar sfidën me Vllazninë duke thënë se fati ishte me ta. Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ja kanë frikën asnjë skuadre.




“Jemi të gjithë një për një, dhe një për të gjithë dhe shkojmë për ndeshjet me radhë. Që nga fillimi që kam ardhur këtu kemi qënë pak poshtë, por tani jemi shumë lart. Jemi një grup me dy tre lojtarë të vjetër, dhe ne të tjerët jemi të rinj. Më kanë pritur shumë mirë. Shikojmë të sigurojmë mbijetesën. E kishim përgatitur ndeshjen me Vllazninë, por ishte e vështirë se na vunë në vështirësi, por fati ishte me ne në fund. Kampionati në Shqipëri është shumë i fortë dhe shihet nga klasifikimi, me një fitore ngjitesh në vendin e tretë dhe me një humbje zbret. Ne nuk ia kemi frikën asnjë skuadre prandaj jemi në vendin e 3-të. Këtë sezon ndeshjet me Partizanin dhe Tiranën kanë qenë të komplikuara. Redon Xhixha ishte pak i vështirë për tu mbajtur, por ia kam dalë më së miri”, u shpreh Iljazi për “Panorama TV”.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.