BLUETOOTH

Nga planet për martesë tek karriera/ Olsi Bylyku habit me deklaratën: Do qethem qeros, po përgatitem për film p*rno

11:41 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka ndarë detaje të reja rreth jetës së tij personale, ku ka treguar se ka plane për martesë e partneren e tij, Eglin.




Olsi ka treguar se do bëjë dy dasma, një me familjarët e tij dhe një me shoqërinë pasi ai së bashku me partneren e tij janë të përgatitur për të nisur një lidhje serioze.

“E di kush është sekreti, edhe unë edhe Egli kemi qenë dhe jemi të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Jeta është e gjatë nuk dihet kurrë. Ka disa që nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe i merr malli për jetën që kanë pasur, Unë dhe Egli ishim të përgatitur për të nisur një lidhje serioze dhe për të marrë disa rrisqe dhe e respektojmë njëri-tjetrin, duhem dhe duam ta çojmë deri aty ku ne duam ta çojmë lidhjen tonë. Do martohem, si nuk do martohem unë. Ka nisur si traditë, do bëj 2 dasma. Një të madhe me fisin, këtë e paguan babai se do të marrë mbrapsht qokat që ka dërguar. Ka dërguar lekët në dasmat që ka qenë, tani do që ti marrë lekët mbrapsht me dasmën time.

Sakaq ka shtuar se lidhur me karrierën i ka ngelur qejfi që nuk ka bërë ‘film porno’, tha ai me shaka.

“Më ka ngelur pa bërë një film porno, po punoj me rolin, vetëm se duhet të qethem qeros. Nuk më besohet që e thashë këtë”, më pas nisi të qeshë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.