LAJMI I FUNDIT

“Të heqësh Ibrahim Rugovën për “4 Shkurtin”/ Tabaku për ndryshimin e emrit të segmentit rrugor: Lufta e klasave e copëtoi dhe sajoi një datë që nuk persifikon shqiptarët

14:37 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me ndryshimin e emrit të një segmenti rrugor nga ‘Banka e Shqipërisë’ deri tek ‘Ura e Lanës’. Nga emërtimi “Ibrahim Rugova”, Bashkia e Tiranës e emërtoi “Dëshmorët e 4 shkurtit” në nder të 84 viktimave të masakrës.




Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se ‘lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës’.

Postimi i plotë:

Në 17 shkurt 2012 Tirana inaguroi rrugën Ibrahim Rugova në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial. Qe nder dhe privilegj  për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë. Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh. Nëse kryebashkiaku Veliaj, që Tiranën e ka shpërfytyruar më shumë se sa kushdo, do të dëshironte realisht të emërtonte një rrugë me dëshmorë: le të vendosë emrat e atyre që u vranë nga komunistët nga 16 tetori 1944 deri në 16 nëntor 1944. Shumica e tyre ishin nacionalistë që u vranë pa gjyq sepse e donin Kosovën. Kjo po do qe realisht një emërtim përfaqësues dhe simbolik me Tiranën që në vend të xhamisë së Sulejman pashës përfundoi me Partizanin e Panjohur.

Ky qytet i përket qytetarëve dhe po aq historisë së tyre jo nevojave elektorale të një kryebashkiaku që po ndyen edhe historinë e qytetit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.