LAJMI I FUNDIT

Vllaznia mund Kukësin, Teuta del nga zona e ftohtë

18:14 - 07.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eshtë mbyllur java e 20 e Abissnet Superiore. Vllaznia ka zhytur në vendin e parafundit Kukësin duke e mposhtur 2-0.




Golat për shkodrënët u realizuan në pjesën e parë nga Marku 20′, Jonuzi 45′.

Ky sukses i ngjit vendasit në vendin e 2 me 31 pikë, 6 pikë më pak se Tirana kryesuese. Ndërkohë, Kukësi zbret në vendin e parafundit me vetëm 22 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ka fituar derbin e mbijetesës duke mundur në shtëpi 1-0 Bylis.

Goli i vetëm për Djemtë e Detit u realizua nga Goxha 78′.

Kjo fitore e largon Teutën nga zona e ftohtë duke u renditur në vendin e 7 me 24 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e 8 me 23 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.