AKTUALITET

“Të gjithë kundër kryeministrit që vjedh shqiptarët!”, Meta për protestën e 11 shkurtit: Rama, mafiozi që po shkatërron pluralizmin

18:13 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se mazhoranca e vërtetë e vendit do të jetë populli që do të zbresë ë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën kombëtare të 11 shkurtit.




Në një postim në Facebook, Meta tha se shqiptarët do jenë kundër kryeministri Rama, të cilin e quajti mafioz që po përdor paratë e shqiptarëve për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Postimi i plotë:

Nuk ka më mazhorancë.

Mazhoranca është më 11 shkurt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë shqiptarët do të jenë bashkë kundër këtij Kryeministri mafioz që paratë e tyre i përdor për të shkatërruar pluralizmin dhe demokracinë.

Të gjithë kundër Kryeministrit që vjedh, poshtëron dhe dëbon shqiptarët!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.