BLUETOOTH

“Unë nuk dua të dal”, Dea në BBV: Arsyeja që rrija me Oltën ishte prej Amosit!

15:27 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Amos Zaharia ishte banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big brother Vip, duke shkaktuar një sërë reagimesh në shtëpi.




Pas eliminimit të Amosit, Dea pati një debat me Oltën. Asaj i bëri përshtypje fakti që Olta qau aq shumë për largimin e Amosit duke thënë se i ishte dukur shtirje.

Duke folur me Tean, Diolën dhe Nitën, ajo tha se arsyeja pse ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe me Oltën, ka qenë vetëm Amosi.

Ajo shtoi se ka pasur raste kur ka dashur të ndërhyjë në disa biseda, por Amosi nuk e ka zgjatur një çështje, për këtë arsye nuk ka reaguar për disa situata të caktuara.

Dea shtoi se reagimi i saj ndaj Oltës, ishte i tillë, pasi situata iu duk shumë teatrale. Gjatë bisedës ajo tha se nuk donte të dilte nga shtëpia këtë javë që është në nomin me Oltën dhe Tean.

Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.