BOTA

Pas urdhër-arrestit ndaj Putinit, Presidenti rus viziton Ukrainën! Udhëton me helikopter drejt Mariupolit

08:44 - 19.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin zhvilloi një vizitë surprizë në qytetin e Mariupolit në Ukrainë. Ky qytet është i pushtuar nga forcat ruse.




Një video ka qarkulluar në rrjet ku shihet Putin i cili udhëton me makinë gjatë natës në rrugët e Mariupolit.

Sipas medias shtetërore ruse TASS, Putin udhëtoi drejt Mariupolit me helikopter dhe u takua me disa qytetarë vendas.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Putin në Ukrainë që prej nisjes së luftës. Qyteti i Mariupolit prej 10 muajsh është nën pushtimin e Rusisë. Mariupoli ka qenë një prej fushëbetejat më të përgjakshme.

Vizita e Putinit vjen disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arresti ndaj Presidentit Putin. Kremlini reagoi ashpër duke e konsideruar një vendim të paprecedent. Madje, Kremlini shtoi se Rusia nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate, duke e bërë nul vendimin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.