AKTUALITET

Situata e Covid-19 në vend, 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

17:35 - 19.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.




Sipas MSH, për fat të mirë në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë humbje jetë, ndërsa nga 222 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Aktualisht në spital ndodhen 7 pacientë të cilët po marrin asistencën mjekësore.

Njoftimi i plotë:

19 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Mars 2023)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 222

Testime totale 2,045,774

Raste pozitive 333,726

Raste të shëruara 329,976

Raste Aktive 149

Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129

Berat. 7

Fier 5

Vlorë 5

Durrës. 2

Shkodër. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.