LAJMI I FUNDIT

Nga djegia e yndyrës tek ulja e sheqerit në gjak, mësoni përfitimet nga agjerimi

15:31 - 21.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjerimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore, por mesa duket paska edhe disa veti shumë të mira për shëndetin.




– Humbje në peshë, agjërimi ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

– Insulina agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

– Shëndeti i zemrës, agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak.

– Lufta me kancerin, studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.

– Shëndeti i trurit, agjërimi rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

– Efekti anti-plakje redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryere te minjtë arritën në përfundimit se pas agjërimit, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

Por vlenë të theksohet se  personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri

Raste kur duhet të konsultoheni me mjekun janë:

– nëse vuani nga diabeti

– keni presion të ulët të gjakut

– merrni medikamente

– jeni nënpeshë

– po përpiqeni të mbetni shtatzënë

– jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji

Uria është efekti anësor kryesor i agjërimit.

Mund të ndiheni sikur nuk keni mjaftueshëm fuqi. Kjo është e përkohshme, pasi duhet pak kohë derisa trupi t’i përshtatet vakteve të reja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.