AKTUALITET

Konfiskimi i paligjshëm i “Prestige Resort”, Tabaku flet nga PE: Sulm i qeverisë, media juaj ka qenë dhe është në shënjestër

14:54 - 22.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ndodhet sot në Parlamenti Europian, ku po diskutohet raporti i fundit i DASH për Shqipërinë, që ndër të tjera përmendet ajo çfarë ndodhi me “Prestige Resort” në muajin dhjetor, kur u hodh në erë në mënyrë të paligjshme.




Në një komunikim me studion e lajmeve në News24, Tabaku u shpreh se konfiskimi i sotëm i godinës së “Prestige Resort”, është vazhdimësia e presionit që qeveria bën ndaj medias së pronarit të “Hysenbelliu Group”.

“Sot u fol gjatë për lirinë e medias, dhe u theksua se presioni mbi median, e kanë dëmtuar lirinë e saj. Media juaj ka qenë dhe është në shënjestër të qeverisë kohët e fundit.

Deri më tani u prezantua raporti për Shqipërinë, ku u vlerësuan si problematika përveç medias, elementë të tjerë si zgjedhjet, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe elementë lidhur me hapësirën që ka opozita.

Sot ka më shumë rëndësi të flasim për gjithçka po ndodh lidhur me mediat, dhe në veçanti median tuaj si pjesë e presionit të qeverisë”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.