BLUETOOTH

“Asgjë nuk e justifikon bullizmin”/ Beatrix Ramosaj ‘përfshihet’ mes dramës së Selena Gomez dhe Hailey Bieber

17:20 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drama mes dy yjeve të showbizz-it botërorë Hailey Bieber dhe Selena Gomez ka marrë përmasa të mëdha, ku fansat e Gomez janë kthyer kundë Hailey-t duke e bullizuar me komente mjaftë forta nëpërmjet rrjeteve sociale.




Pikërisht lidhur me këtë situat Gomez postoi një reagim në Instastory, duke iu kërkuar fansave që të jenë të sjellshëm dhe të mos bullizojnë dhe kërcënojnë me vdekje Hailey.

Deklarata:

Por së fundmi këtë postim të Selena-s, e ka publikuar edhe Beatrix Ramosaj duke treguar se sa vrasin komentet negative në rrjet.

Kujtojmë se Trixa nuk pati një periudhë të këndëshme pas mbarimit të eksperiencës së saj në “Big Brother Vip 1”.

Beatrix është përballur me bullizmin online pas daljes nga shtëpia pasi krijoi një lidhje me Donald Veshajn.

Ata i dhanë fund lidhjes pas finales së “BBVA”, por komentet ndaj Trixës nuk ndalën.

Shpesh, ajo është shprehur për të gjithë ankthin dhe ndjesitë që përjetoi gjatë asaj periudhe, duke treguar kështu se si ndikon bullizmi në jetën e një personi, qoftë ai publik, apo person i thjeshtë.

 

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Trixa u shpreh:

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying”.

Më pas, vijoi:

“Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim.”

Ajo tha edhe se kishte vendosur të mos heshtte më, duke shtuar:

“Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, përfshirë edhe atë online,” shprehet ajo. Thënë kjo, nga sot e tutje, çdo portal që do të mundohet të më prishë imazhin, çdo individ që do të më ofendojë ose kërcënojë, do të përballet me pasoja ligjore.”

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.