BLUETOOTH

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë

19:02 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dr. Priscilla Chan, bashkëshortja e Mark Zuckerberg, sapo ka lindur fëmijën e tretë, një vajzë të shëndetshme, të quajtur Aurelia Chan Zuckerberg.




CEO i “Meta” ka bërë një postim në Instagram, në të cilin njofton ndjekësit për ardhjen në jetë të Aurelia-s. Në albumin me dy foto, Mark shfaqet i buzëqeshur pranë portretit të vajzës dhe në foton tjetër, është Priscilla me vajzën në duar. “Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël”, shkroi ai.

Mark është mëse i lumtur dhe e ka cilësuar lindjen e vajzës si një “bekim”. Çifti, gjithashtu, ka dy fëmijë të tjerë, August (5 vjeç) dhe Maxima (7 vjeç).

Zuckerberg dhe Chan ndanë lajmin e bukur në shtator të vitit të kaluar, duke u shprehur shumë të emocionuar për shtatzëninë e tretë.

Ata janë bashkë që prej vitit 2003, kur nisën romancën e tyre, pasi u takuan në një radhë të gjatë për në tualet, në një festë.

Më pas, nisën të bashkëjetonin në vitin 2010 dhe 2 vite më vonë, u martuan në Palo Alto, duke surprizuar të ftuarit, të cilët mendonin se do të festonin diplomimin e Chan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.