LAJMI I FUNDIT

Fitime të çmendura nga biletat për Inter-Milan, shkatërrohet rekordi i vendosur një javë më parë

23:55 - 16.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Milanit ka vendosur një rekord të ri. Prania e tifozëve dhe çmimet e biletave, kanë vendosur rekordin e ri sa i përket parave të fituara në ndeshjet e luajtura në “San Siro”.




 

Sipas të dhënave zyrtare, në ndeshjen e sotme ishin të pranishëm në stadium 75567 spektatorë. Ata bënë që nga biletat për këtë ndeshje të regjistrohej një fitim prej 12,547 milionë eurosh.

Një rekord i ti, që ka shkatërruar me një diferencë të thellë “të vjetrin” që ishte vendosur vetëm një javë më parë, në ndeshjen ku Milani ishte pritës. Në atë sfidë, kuqezinjtë përfituan “vetëm” 10,461 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.