AKTUALITET

VIDEO/ Skandal në Spitalin e Elbasanit, infermierja poston videon e fetusit të abortuar duke e hedhur në kosh

12:08 - 24.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mania për të postuar momente nga puna e përditshme në rrjetet sociale ka zbuluar një skandal të vërtetë brenda spitalit të Elbasanit.




Një infermiere e quajtur Silvana C., ka publikuar në TikTok një video nga puna e saj, ku një fragment, gjendet edhe një fetus i abortuar që hidhet në koshin e plehrave.

Vajza e cila punon në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit, përveç fotove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit, duke bërë që të ketë një reagim të madh në rrjetet sociale.

 

Infermierja  më pas e ka fshirë videon dhe ka kontaktuar me JOQ, ku pretendon se pamjet janë marrë nga interneti.

Reagimi i studentes për joq:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.