

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.
Berisha lexoi mesazhin e një qytetar nga Kamza, ku i fundit shkruan se vrasësi i tre grave në 1 mars Dan Hutra, u lirua nga burgu dhe u punësua tek ujësjjellësi i Kamzës për të blerë vota për Rakip Sulin.
“Do t’ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza. Zoti Berisha dua t’ju vë në dijeni të një fakti kriminal për masakrën elektoral në Kamzë.
Vrasësi famëkeq i grave Dan Hutra që kreu masakrën e 1 marsit duke vrarë tre gra dhe plagosi tre të tjera ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës që në tetor 2022 në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.
Vrasësi i grave natën vidhte banesa ndërsa ditën mblidhte vota për Rakip Sulin.
Operacioni për blerjen e votave ka nisur një vit më parë, kur Rama konfirmoi Rakip Sulin.
Rakip Suli dhe drejtori i ujësjellësit Gentian Murataj që është nga Kukësi, nga e njëjta zonë me Dan Hutrën ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës”, tha Berisha.