Kryesore

“Drejtësia të hetojë kasaphanën elektorale”/ Vasili: Qëllimi i qeverisë është t’i zhvatë pronat shqiptarëve, dalja nga Arbitrazhi do të sillte komunizëm

18:58 - 26.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për Panorama Tv tha se opozita do t’i ushtrojë presion sistemit të drejtësisë për të hetuar provat e siguruara lidhur me zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij qeveria ka kryer një masakër elektorale.




 

Vasili tha se qeveria ka dështuar me sistemin e drejtësisë pavarësisht reformës me vettingut, pasi kjo e fundit nuk është e pavarur dhe se themelet janë tronditur, qytetarët nuk kanë më siguri.

Si do të mbrohet vota, në zgjedhjet e 14 majit?

Drejtësia ka detyrë të hetojë faktet, nuk janë të stisura dhe të sajuara. Presioni ynë mbi drejtësinë që ajo të veprojë mbi të, ka për të qenë pa kompromis dhe askush nuk do tentojë të asgjësojë votën. Gjithçka lind dhe ndërtohet te vota. Duhet të jemi të bindur që kushdo që mendon për të ardhmen, askush nuk e ndjen veten të sigurt pas këtyre votimeve, kur kryeministri thotë do dal nga Gjykatat arbitrazhe. Thotë unë do dal nga arbitrazhi ndërkombëtar. Të mos qenurit në arbitrazh ndërkombëtar e kthen në komunizëm. Nëse ju keni një biznes nëse shteti ju godet nuk do keni ku ta godisni. Ka biznese shqiptarë që e kanë hedhur qeverinë në arbitrazh. Fatura po trashet dita ditës.  Zgjedhjet janë për të krijuar një ambient të sigurt dhe një ambient më pozitiv. Më thoni mua çfarë mesazhi kanë marrë njerëzit? Kanë marrë mesazhin e pasigurisë. Këto votime të shkatërruar e kanë dëmtuar vendin për një periudhë shumë të gjatë edhe për ditët dhe vitet që vijnë. Si mund të analizojmë për një rezultat të vjedhur? Kur vota të preket dhe kriminelët të dalin sheshit dhe ndodh kjo gjë, çfarë do thotë opozita?

Nëse nuk do menaxhohet si duhet do kemi krizë, hodhi fashat, pagat.  Një çështje ka Shqipëria, kasapanën elektorale. Në Këshillat Bashkiakë kanë opozitë, do kërkohet llogari.  Do tregohen pse kanë falimentuar bashkitë dhe vetëm është vjedhur, pasi pushtetin e kishin të plotë. Hedhin vazhdimisht teza për të fshehur kasaphanën elektorale, mbi votën nuk kalohet asgjë tjetër.

Freedom House është organizatë ndër më të vjetrat, financohet nga DASH dhe është një vlerësuese shumë autoritare, që ka ngritur shqetësime mbi median dhe drejtësinë e dështuar. Sistemi i drejtësisë i kolapsuar, e kapur dhe kujtohet për gjëra më periferike dhe nuk merr kokë e krye inceneratorët. Çështjeve të mëdha drejtësia i lë në hije, nuk solli drejtësi të pavarur vettingu dhe kanë tronditur themelet, sigurinë e qytetarëve, bizneseve, distancë nga harta gjyqësore. E bëjnë që ta marrin pronën, të zhvatin të gjitha pronat e shqiptarëve.

Lidhur me paralajmërimin e qeverisë për diplomat e studentëve të mjekësisë se do t’i duhet të qëndrojnë në Shqipëri 3 vite pas diplomimit, në të kundërt nuk marrin diploma Vasili tha se këto janë nisma të pashembullta.

Paketa me masat për studentët e mjekësisë?

Është një sharlatanizëm i pashembullt shtetëror dhe moral. Çfarë do të thotë që do të mbaj tre vjet me detyrim, ndryshe nuk ta jap diplomën. Këto turpe, as në diktaturë nuk bëheshin, si ka mundësi në të njëjtin sistem universitar ishulli i mjekësisë do jetë i vetmuar. Ke nevojë për mjekët, 400 mln i merr nga incneratorët, porti i Durrësit pse nuk ia rrit rrogën mjekëve. Faktori ekonomik është determenant, është një punë me mundim të madh, paguhen në mënyrë qesharake. Kur rrit pagat, mjekët nuk kanë interes të largohen. Këtu nëse paguhen mirë, mjekëve i jep mundemi të jetojnë mirë, kur shpenzohen miliarda dhe atyre i ndan me pikatore, sigurisht që do i humbasësh. Do krijojë një mikro ishull, për të mbajtur peng diplomat. Aq mend ka ai, për të mbajtur karrigen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.