

Shtëpia e artistes së njohur Mihrije Braha është shkrumbuar nga zjarri lajmi u publikua në media pak ditë më vonë pas ngjarjes.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, këngëtarja ka folur lidhur me këtë situatë të pa këndshme dhe të frikshme që i ka ndodhur.
Ajo u shpreh se tani çdo gjë ka kaluar familjarët janë mirë dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
“Tani që po bëj këtë intervistë jam në kat të parë sepse i dyti u dogj u shkrumbua, tani jemi mirë por ditët e para ishim shumë të shokuar nga kjo ngjarje. Kuptova se me rendësi është vetëm shëndeti.
Tingëllon shumë ironike sepse ne ishim në “Top channel” për xhirimet e një emision dhe sa përfunduam emisionin unë po tallesha dhe i thash grupit që ishim aty “qysh e don shoqnia flak le te kallet shpija” të them të drejtën kisha një parandjenjë shumë të keqe.
Me ra telefoni nga vëllai dhe na tha jemi mire jemi gjallë por ka marr flakë shtëpia. Djali dhe nusja ishin në shtëpi.”-tregon ajo