BOTA

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali/ Viktima Alfons Kola dhe autori ishin fqinj në Lezhë

09:50 - 02.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit  Alfons Kola në Itali, ku autori i krimit ka refuzuar të flasë dhe ka ‘kyçur’ gojë para hetuesve.




Mediat italiane bëjnë me dije, se Petrit Gega ka qëndruar i heshtur gjatë momentit kur është pyetur nga policia, vetëm disa orë pas ngjarje.

Kujtojmë se 52-vjeçari Petrit Gega u arrestua pasi dyshimeve se ka plagosur për thikë bashkatdhetarin e tij, 33-vjeçarin Alfonso Kolën.

Mësohet se të dy shqiptarët kanë pasur njohje prej kohësh me njëri-tjetrin por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje. Policia nuk ka përjashtuar mundësinë se miqtë e afërt mund të kenë dijeni për ta pasi të dy njiheshin që në Lezhë, pasi viktima ashtu edhe autori janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në zonën ku jetojnë janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ende nuk dihen motivet e plota.

Vrasësi i dyshuar u arrestua në banesën e tij. Ai jeton me gruan dhe fëmijët e tij. Autoritetet italiane e pikasën pasi u fiksua nga kamerat e sigurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.