LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ U shkatërrua ndeshja e futbollistit të Kombëtares, plagosen 9 persona dhe digjet makina e mbrojtësit

12:08 - 02.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Breshia do të luajë në Serinë C sezonin e ardhshëm dhe ky fakt nuk është pritur mirë nga tifozeria e skuadrës së Emanuele Ndojt. Vendimtar ka rezultuar takimi i kthimit me Kosencën, ku barazimi 1-1 në shtëpi dhe humbja 0-1 në transfertë ka bërë që skuadra të zbresë në Serinë C.




Ndërkohë, takimi u mbyll me trazira pasi shumë tifozë hodhën flakadanë e tymuese në fushë duke ndërprerë edhe ndeshjen. Trazirat kanë nisur edhe jashtë ambienteve të stadiumit, aty ku të shumta ishin përleshjet me policinë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 9 të plagosur por numri i tyre pritet të rritet duke qenë se trazirat kanë zgjatur me orë të tëra. Jashtë stadiumit, tifozët kanë djegur edhe makinën e mbrojtësit të Breshias, Huard. Tifozeria mike ka qëndruar e mbyllur në stadium deri në orët e para të mëngjesit, teksa nuk kanë munguar as tentativat e vendasve për të hyrë në stadium dhe për t’u përleshur.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.