BLUETOOTH

“I joti që nga prekja e parë”/ E dashura e tij misterioze feston ditëlindjen, Blero publikon foto dhe i bën dedikim: I shtrirë afër teje jam, dora ime rrëshqet në flokun tënd…

12:21 - 06.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur Blero Muharremi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se ka rigjetur sërish dashurinë.




Disa kohë më parë ai postoi në InstaStory një foto ku shfaqej me një vajzë bionde, identitetin e të cilës ende nuk e ka bërë publike.

Mirëpo sot është një ditë e veçantë për artistin, partnerja e tij e zemrës ka ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam reh, i flas vetes ccdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të par.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoj. Njeriu kur është i drejt zoti nuk e  harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”, ka shkruar Blero.

Kujtojmë se nga postimet që Blero bën në rrjetet sociale, duket qartë që partnerja e re e tij ka një ngjashmëri të madhe me Afronën.

Artisti nga Maqedonia e Veriut mesa duket se ka një dobësi për biondet, ndaj edhe partnerja e tij e radhës është një sozi e ish-bashkëshortes së tij.

blero


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.