Kryesore

“Lajmin për urdhër-arrestin e morëm vesh nga mediat dhe u bë vetëdorëzimi”, Avokati i Dakos: Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në dy raste, kallëzimi i Ferdinand Xhaferrit dhe…

22:03 - 06.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili, është shprehur se urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit është lëshuar me akuzat për “shpërdorim detyre” në 2 raste.




 

Sipas Ismailit, një rast për të cilin akuzohet Dako ëshë kallëzimi i banorëve të një pallati 11 katësh të dëmtuar nga tërmeti, të cilët pretendojnë se ka pasur probleme me kolaudimin e objektit dhe rasti tjetër është një Kallëzim i ish-kreut të PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferrit.

Ai shtoi se lajmin për urdhër-arrestin e SPAK e kishin marrë vesh nga mediat dhe më pas kishin bërë vetëdorëzimin në polici.

“SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me Burg” për Dakon. Është akuza për “shpërdorim detyre” ndaj Dakos për dy raste. Një kallëzim është nga banorët e një pallati 11 katësh që pretendojnë se ka probleme me kolaudimin e këtij objekti.

Një kallëzim është në prag të zgjedhjeve të vitti 2021 nga Ferdinand Xhaferi, në atë kohë kryetari i PD dega Durrës. SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë e politikës dhe ndërkombëtarëve dhe nën këtë trysni po merr masa të nxituara. As për mënyrën e ekzekutimit dhe të qëndrimit të Dakos, mendoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg.

Pas finalizimit nga mediat e kam njoftuar unë Drejtorinë e Policisë dhe jemi vetëdorëzuar. Nuk ka vajtur policia në banesën e Dakos, Dako ka qenë në Tiranë”, u shpreh avokati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.