LAJMI I FUNDIT

Ronaldo nuk gjen dot trajner, një tjetër emër i njohur refuzon milionat se nuk i pëlqen… klima

19:40 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkarkimi i Rudi Garcia nga pankina e Al Nasr në Arabinë Saudite ka bërë që në klubin ku luan Kristiano Ronaldo, të nisë kërkimi për një trajner të ri. Kërkim që nuk po shkon shumë mirë, pasi pavarësisht milionave që ofrohen nga klubi saudit, shume emra të njohur kanë refuzuar.




I fundit në listën e trajnerëve të kërkuar nga Al Nasr është rumuni i njohur Mirçea Luçesku. Mediat rumune bëjnë të ditur se klubi arab i ka ofruar Luçeskut një kontratë për të drejtuar Ronaldo & Co, për të synuar fitoren e titujve që u ikën nga duart në këtë sezon.

Por përgjigja që ka marrë klubi është negative, pasi Luçesku ka refuzuar për dy arsye. E para është se Arabia Saudite është shumë larg shtëpisë së tij dhe Luçeskut i pëlqen që të kthehet shpesh në vendlindje. Dhe e dyta është se nuk i pëlqen klima në vendin saudit pasi temperatura e lartë dhe nxehtësia nga shkretëtira nuk tërheqin teknikun rumun.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.