EKONOMI

Hapet APEX, Shqipëria pjesë e tregut rajonal

11:33 - 03.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Konfederatën Kombëtare të Industrive (AlbKonfindustria) dhe e mbështetur nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, organizuan sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Forumin Ndërkombëtar për “Bursën Shqiptare të Energjisë – APEX”. Ky aktivitet organizohet në kuadrin e marrëveshjes së firmosur midis Ministrisë dhe IFC-së për krijimin e APEX, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe për të pasur një lidhje më të mirë të tregut shqiptar të energjisë me pjesën tjetër të Europës. Ky projekt zbatohet nga Departamenti i Shërbimit Këshillimor për Partneritete Publike dhe Private dhe Departamenti i Shërbimit Këshillimor për Energjinë të IFC-së, dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Sekretariati Zviceran Ekonomik Shtetëror (SECO) dhe Ministria e Financës e Austrisë. Krijimi i APEX-it do të jetë në përputhje me zbatimin e politikave të energjisë dhe me standardet e Bashkimit Europian dhe integrimin në tregun rajonal të energjisë.




 

Header Level 3

Tregu shqiptar do të bëhet platforma kryesore për tregtimin e energjisë, duke i dhënë mundësi të gjithë aktorëve vendas të blejnë dhe të shesin energji elektrike shpejt dhe lehtësisht, duke përfshirë edhe tregtimin me vendet e tjera. Bursa Shqiptare e Energjisë pritet të ndihmojë në nxitjen e integrimit të rrjetit elektrik të Shqipërisë me pjesën tjetër të Europës, duke përfshirë edhe vendet fqinje në rajon. APEX gjithashtu do të rrisë transparencën e çmimeve dhe do të përmirësojë klimën e investimeve për projektet e reja të energjisë. “Liberalizimi e ekspozon Shqipërinë edhe përballë të panjohurave, ndaj kujdesi i qeverisë do të jetë shumë i madh, njëkohësisht edhe për informimin e të gjithë aktorëve e partnerëve që janë në sektorin elektro-energjetik. Ata do të mund të informohen në vijimësi për avantazhet dhe kostot që sjell procesi i liberalizimit. Edhe ky aktivitet ka këtë qëllim, për të komunikuar dhe për të diskutuar hapat që na presin”, – u shpreh ministri i Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.