![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjatë gushtit solli bashkëpunimin me Noizyn ‘Gangsta Love’. Të shtunën në Prive është transmetuar intervista me këngëtaren e cila konfirmoi se ka kushtuar shumë si projekt duke mos cekur shifrën e saktë.
E pyetur për ngjajshmërinë me filmin ‘Fast and Furious 7’ ajo tha skenarin e ka shkruar katër vite më parë, e meqënesë disa skena ka qenë pothuajse të njëjta ka vendosur ta bëj tribute për aktorin e këtij filmi Paul Walker dhe për kushëririn e Noizyt i cili ndërroi jetë para disa jave.
Çili është pyetur edhe për jetën private. Arsyeja pse këngëtarja nuk ka bërë dasëm është që i dashuri i saj nuk është shqiptar dhe lindja e Fernandos ka bërë që ata të mos e mendojnë këtë gjë, por nuk e mohon që mund të ndodh në të ardhmen.