AKTUALITET

Drama e një nëne: Burri më rreh prej 22 vitesh, kam frikë…

22:29 - 10.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një rrëfim të dhimbshëm, ajo tha se burri e dhunon fizikisht atë dhe dy djemtë e mitur. Trëndafile Hoxha thotë se ka frikë për jetën e djemve, 16 dhe 8 vjeç, pasi bashkëshorti i ka thënë se do t’i vrasë. “Burri është në burg prej disa ditësh. Nuk durova dot më. Unë po flisja në telefon më vëllanë tim, kur ai më dhunoi. Vëllai e dëgjoi dhe lajmëroi policinë”, thotë Trëndafilja. Ajo kërkon një strehë dhe punë, pasi jetojnë me 30 mijë lekë të vjetra asistencë.

Trëndafilja thotë se ka katër fëmijë, dy vajza të martuara dhe dy djem. Vajzat i ka të martuara, ndërsa jeton me dy djemtë dhe bashkëshortin. “Mua dhe dy djemtë më dhunon, është i alkoolizuar. Pi raki në shtëpi dhe është bërë i rrezikshëm”, thotë me lot në sy Trëndafilja.

Ajo shton se jetojnë në një shtëpi e ndërtuar në kohën e diktaturës, dikur pronë e shtetit. Kanë një dhomë e kuzhinë, ndërsa tualetin e kanë jashtë, i ndërtuar me dërrasa dhe pa asnjë kusht. “Jemi veti i katërt në shtëpi dhe marrim 30 mijë lekë të vjetra asistencë. Kemi pak tokë, po nuk e punojmë dot se do lekë. Burri merr raki në dyqane me lista, nuk kam si ti laj”, thotë ajo, ndërsa shton se ka mbi 200 mijë lekë borxhe në dyqanet e fshatit. “Nuk kisha as lekë për ta çuar djalin e vogël, që e kam në klasë të dytë në shkollë. Duheshin libra. Më ndihmoi drejtoresha e shkollës. Më dha librat dhe do ia kthej në fund të vitit. Nuk kam çfarë të bëj”, vijon Trëndafilja.

Më tej, shton se ka frikë të jetoj me bashkëshortin kur të dalë nga burgu. “Ai na ka kërcënuar dhe jeta jonë është në rrezik. Më shumë frikë kam për djemtë. Të madhin e rreh shumë. Ju lutem na ndihmoni, na gjeni një strehë dhe një punë”, vijon ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.