BOTA

Erdogan-Gjermanisë: S’keni dallim nga nazizmi, reagon Merkel

15:48 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Gjermani, ju s’keni lidhje me demokracinë. Këto praktikat e fundit tuajat nuk kanë dallim nga praktikat naziste të së kaluarës,” është kjo deklarata e Presidentit turk, Erdogan, që solli edhe reagimin e qeverisë Merkel. Zëdhënësi i qeverise, Steffen Seibert i bëri thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të mos vënë në rrezik lidhjet e ngushta mes dy aleateve të NATO-s. “Ne refuzojmë çdo krahasim mes politikave të republikës demokratike të Gjermanisë dhe nazizmit. Krahasime të tilla janë absurde dhe totalisht pa vend, pasi çojnë drejt një gjëjë; zhvlerësimin e krimeve kundër njerëzimit”, tha Steffen Seibert.

Seibert shtoi se Gjermania do të vazhdojë të lejojë mbajtjen e tubimeve të politikanëve turq në vend për aq kohë sa tregohen të sinqertë lidhur me qëllimet e tyre dhe nuk i importojnë konfliktet turke në Gjermani. Ndërkaq,ka reaguar edhe  ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili theksoi nevojën për normalizimin e atyre që ai i cilësoi marrëdhënie “tepër të tensionuara” me Turqinë. Këto komente, ai i bëri në Bruksel, gjate takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.