Tech

KESHILLA / Terapia e dyfishtë për kujdesin e lëkurës gjatë pranverës

10:18 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Gjatë verës lëkura e fytyrës ka nevojë për lagështirë të vazhdueshme, gjatë dimrit për mbrojtje nga i ftohti, ndërkohë që gjatë pranverës nevojitet një terapi e veçantë vitaminash. Por, kjo nuk do të thotë që duhet tejkaluar përdorimi i tyre. Sasia e madhe e vitaminave (madje dhe vitamina C) mund të shkaktojë hipervitaminë, që çon në tharje, skuqje dhe dehidratim të pjesshëm të lëkurës. Për këtë arsye e shëndetshme është taktika dyfishe: marrje e brendshme në masë e vitaminave dhe aplikimi jashtëm i produkteve kozmetike me përmbajtje vitaminoze. Zakonisht, me vitamina pasurohet kozmetika e përditshme, qofshin këto kremra për ditën apo natën. Për këtë arsye ato mund të përdoren jo vetëm në periudha që mungojnë vitaminat, por gjithmonë kur lëkura ka nevojë për përkujdesje.

Përzgjedhja e vitaminave  

Lëkura e thatë

Nëse me afrimin e pranverës lëkura juaj bëhet shumë e thatë, përdorni produkteve kozmetike që përmbajnë më tepër vitaminë E. Vendoseni atë çdo natë me ndihmën e një tamponi pambuku në pjesët e thata të fytyrës, trupit dhe në rrudhat e thella. Edhe ju vetë mund të pasuroni kremin që do të përdorni nëse shtoni disa pika vitaminë E, e cila shitet në farmaci. Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga i ftohti, kërkoni kombinimin e vitaminës E me vitaminën A. Kremin e duarve, i cili përmban këto dy vitamina, mund ta përdorni edhe për zbutjen e bërrylave, gjunjëve, thembrat të këmbëve apo për buzët e plasura.

Lëkura e yndyrshme

Nëse gjatë pranverës lëkura juaj bëhet poroze dhe e yndyrshme, ju mund të shmangni puçrrat e pakëndshme duke përdorur kombinimin e vitaminës E dhe C. Maska në kushtet e shtëpisë. Përzieni një lugë gjelle fruta të thata me një lugë gjelle grurë dhe zhytini në ujë të nxehtë. Shtoni 15 pika limoni të freskët dhe vendoseni maskën e fituar për 20 minuta. Ajo do të pastrojë poret tuaja dhe do të rinojë ngjyrën e fytyrës tuaj. Shenjat e krijuara nga puçrrat mund t’i hiqni me ndihmën e majdanozit të prerë hollë të përzierë me kripë. Ai përdoret në formën e piling-ut.

Vitamina C

Një nga vitaminat më të rekomanduara për lëkurën është vitamina C. Ajo përmirëson proceset e shkëmbimit, aktivizon funksionet mbrojtëse të saj, mbron muret e enëve të gjakut, përmirëson ngjyrën e lëkurës dhe normalizon ndarjen e yndyrnave nga djersa. Mund të “përkëdhelni” lëkurën tuaj me këtë vitaminë nëse shtypni pjesën e brendshme të çdo lloj agrumi dhe shtoni kos natyral pa përmbajtje sheqeri. Mund të bëni edhe maskë për fytyrën, nëse përzieni pataten ose lakrën e bardhë me niseshte patateje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.