![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pa asnjë shenjë pendese për krimin e rëndë që kreu, ku në mënyrë makabre i preu kokën me thikë bashkëfshatarit të tij, Nesim Hoxha është shfaqur përpara “bluzave të zeza”, ish-komando Alban Voda. Nga salla e gjyqit, ai, ka tronditur sërish me deklaratën e tij, ku përpara trupës gjykuese ka pohuar se nuk ndiente aspak pendesë për krimin e kryer. Madje, 30-vjeçari ka shokuar teksa është shprehur se kishte bërë mirë që e kishte vrarë, duke befasuar me pyetjen e tij: ‘Se mos është akoma gjallë?’. E kam vrarë pasi më ka përdhunuar hallën. Ai më tha se do të përdhunojë të gjithë gratë e fshatit siç kam përdhunuar hallën tënde. Gjatë seancës gjyqësore, ku ndaj tij u caktua edhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’, dolën në dritë edhe detaje të reja nga krimi. Kështu, mësohet se 66-vjeçari Nesim Hoxha ishte i ulur në kohën kur Voda ka shkuar dhe e ka qëlluar nga pas me thikë. Ai fillimisht e ka goditur në brinjë dhe pasi ka parë që nuk kishte ndërruar jetë, i ka prerë kokën. Një ditë më parë, ish-komando shokoi me dëshminë e tij në polici, duke justifikuar krimin me pretendimin se Nesim Hoxha po tentonte ta mbyste me kokërr ulliri. Ndërkohë, frika e ndonjë hakmarrje të mundshem e ka boshatisur shtëpinë e ish-komandos Alban Voda në fshatin Ujë Mirë të njësisë Sukë në Bashkinë e Këlcyrës.