Tech

KESHILLA / Alergjitë, si të bëhemi mjekë të vetes

08:07 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




– Stina e pranverës sapo ka filluar, e bashkë me të rritet dhe numri i të prekurve nga alergjitë. Aktualisht ne jemi në sezonin e pranverës, që për alergologët quhet ndryshe edhe sezoni i madh polenik, pasi në pranverë polenet e luleve me prejardhje nga bimë të ndryshme, janë më të shumta në numër dhe sasi. Alergjia dhe sëmundjet alergjike janë gjendje që vendosen në organizmin tonë, si pasojë e një lufte ndaj një armiku fals. Shenjat kryesore që shfaq alergjia i hasim më shumë në aparatin e frymëmarrjes dhe në lëkurë. Duke e nisur nga sezoni që jemi, sipas alergologëve shenjat më evidente të alergjisë janë: Hundë që rrjedhin apo të zëna; Sy të kuq të acaruar që kruhen; kollitje; teshtima; tharje gjuhe dhe fyti, dhe acarime të tyre; vështirësi në frymëmarrje; diarre; vjellje ushqimi; tharje dhe acarim të lëkurës
Si të mbrohemi nga alergjitë? Këto janë disa nga këshillat që blogu “Mashable” ka publikuar:
1.    Shmangni shëtitjet në natyrë. Me të vërtetë pranvera mund të ketë ditë të këndshme për të shijuar natyrën, por për alergjikët kjo nuk është aspak e këshillueshme.
2.    Konsideroni mjekimet alternative bimore. Disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina; e tillë p.sh. është lulja butterbur.
3.    Qëndroni të pastër duke u larë sa më shpesh të jetë e mundur, pasi pluhuri ndihmon në zhvillimin e alergjisë.
4.    Vendosni një maskë. Ajo do t’ju mbrojë nga polenet, dhe rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të qeta.
5.    Ushqehuni shëndetshëm. Mundohuni të përfshini në dietën tuaj ditore sa më shumë perime dhe zarzavate. Një dietë e shëndetshme është e mirë për gjithë trupin tuaj.
6.    Pini sa më shumë ujë, lëngje dhe pije të tjera joalkoolike.
7.    Mbajeni shtëpinë tuaj të pastër. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të shmangur përkeqësimin e alergjisë.
8.    Mos konsumoni duhan si dhe shmangni ambientet ku ai konsumohet.
9.    Merrni sa më shumë vitaminë C, si dhe konsumoni vaj peshku.
10.    Menaxhoni stresin, ushtroni jogën, e cila ndihmon në evitimin e tij dhe mbrojtjen e sistemit imunitar.
11.    Bëni një vizitë te mjeku për të parë nëse jeni të prekur nga alergjitë ose jo.
Në qoftë se simptomat shfaqen për herë të parë te një person dhe ai kërkon ndihmë mjekësore, diagnostikohet dhe mjekohet në mënyrë të përshtatshme të specializuar, atëherë do të ndalet zhvillimi i mëtejshëm i alergjisë që sapo ka filluar.
Alergologët shpjegojnë se parandalimi i sëmundjeve alergjike është i rekomanduar në nivele të ndryshme:
1. Parandalime për popullatën në përgjithësi.
2. Për individët në veçanti që rrezikojnë për të pasur sëmundje alergjike.
3. Për individët që kanë zhvilluar sëmundje alergjike. Për dy nivelet e fundit ka masa dhe rekomandime që jepen nga alergologët duke iu përshtatur llojit të alergjisë, personit dhe shkallës së sëmundjes alergjike që është instaluar. Për nivelin e parë dhe komunitetin në përgjithësi janë rekomandime të lidhura me mënyrën e jetesës, si ulja e nivelit të ndotjes së ajrit, evitimi i tymit të duhanit në ambiente të mbyllura, dhe sigurisht mospirja e tij. Këshillohet gjithashtu konsumimi i ushqimeve të pastra dhe natyrale, e sa më të freskëta, evitimi i ushqimeve të konservuara dhe të përpunuara, të gatshme dhe gjysmë të gatshme, evitimi i përdorimit të shumtë të kimikateve për kujdesin personal dhe pastrimin e ambienteve të brendshme, ajrosjen natyrale të banesave, lindja natyrale, rritja tradicionale e fëmijëve, aktiviteti fizik dhe jeta aktive etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.