AKTUALITET

Blici rrugor, Policia gjobit në 1 orë 518 drejtues mjetesh

14:01 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin ka vijuar operacioni “Blic Rrugor”, ku janë angazhuar 640 punonjës Policie në total në 140 pika kontrolli. Në 12 qarqet e vendit ka pasur një aksion për kontrollin e drejtuesve të mjeteve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit; përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; për shpejtësi tej normave të lejuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor është shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:00, ku u angazhuan rreth 640 punonjës. Prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:




187 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

194 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 137 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/vb.1502420603377639/1925430284410000/?type=2&theater

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.