POLITIKË

Basha drekë me ambasadorët e BE-së: Pse mungoi ambasadorja Vlahutin

15:15 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas drekës së punës me ambasadorët e BE-së në vendin tonë, drekë kjo, e cila zgjati për më shumë se një orë në një nga restorantet e kryeqytetit, ku  teme kryesore ka qenë situate e fundit politike dhe protestat e PD, e cila sot është në ditën e saj te 24.

Basha u shpreh se u diskutua për situatën politike në vend dhe krizën ku është futur vendi. “Kemi mbështetjen e të gjithë aleatëve dhe  partnerëve ndërkombëtar”

Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët, alearët tanë europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune në kuadrin e  bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me aleatët dhe parnerët tanë europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njish me krimin dhe drogën.

I pyetur lidhur me mungesën e Vlahutin, Basha tha: “Kemi një bashkëbisedim të vazhdueshëm  me partnerët dhe aleatët tanë europianë dhe amerikanë që vazhdojnë në të gjitha format dhe formatet. Kishte dhe mungesa të tjera është një bashkëbisedim i vazhdueshëm”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.