POLITIKË

Basha kërcënon Ramën: Nëse zbardhet megaskandali i plehrave, do akuzohesh për gjenocid ndaj shqiptarëve

11:24 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lulzim Basha, Kryetari i PD-së, tha sot në çadrën e protestës se disa gazetarë po i shkojnë deri në fund zbardhjes së disa lajmeve të publikuara së fundmi për groposjen në Shqipëri të plehrave kimike të ardhura nga Italia. Ai pohoi se nëse kjo është e vërtetë Rama do të akuzohet për gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Mbrëmë miq gazetarë nga SHBA më thanë se janë shumë pranë shpalosjes së fakteve mbi aferën e kontejnierëve me mbetje të rrezikshme. Nëse këto fakte shpalosen ashtu siç janë njoftuar, ai që qëndron pas kësaj fasade në zyrën e tij do duhet të zbresë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se pse u hapi dyer mijëra tonë mbetjeve të rrezikshme që sot mund të kenë filmuar të helmojnë bukën, tokën dhe ujin e shqiptarëve”, – tha Basha.

Duke vijuar më tej, Kreu i PD-së thekson se nuk mjaftoi që i drogoi shiptarët, ndërsa tani po i helmon. “Nuk mjafton që i drogoi shqiptarët, tani po i helmon. Dita e sotme, java e sotme do të jetë përcaktuese për transparencën e këtij mega skandali. Në qoftë se është e vërtetë kjo nuk është asgjë më pak se gjenocid ndaj shqiptarëve. Ta mbash të fshehtë, ti depozitosh këtu, pa marrë asnjë depozitim apo leje, do të thotë të jesh bashkëpunëtor në gjenocid. Nëse është e vërtetë unë do t’i bëj thirrje popullit të të trajtojë siç trajtohen ata që i bëjnë gjenocid qytetarëve të vet. Bëj transparencën e plotë për këtë mega aferë të plehrave. Sqaroji gjërat sot sepse nesër do të jetë vonë”.

Opozitarët kanë hyrë në ditën e 24 të protstës, ndërsa nuk tërhiqen nga kushtet e tyre për krijimin e një qeverie teknike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.