![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Spektakli i mbrëmshëm YFSF, i transmetuar në TV KLAN, përceç spektaklit ka dhuruar edhe një puthje live midis aktores Olta Gixhari dhe këngëtares Flaka Krelanit, e cila në perfomancën e djeshme ishte nën lëkurën e legjendës së muzikës pop Michael Jackson. Dashurinë për këtë të fundit, Gixhari e tregoi hapur edhe në YFSF, pas interpretimit të shkëlqyer të Flaka Krelanit. Performancën e këngëtares gjakovare, aktorja e njohur e ka shijuar në këmbë pa e fshehur emocionin për artistin e madh dhe këngët e tij.
Në një moment, kur Flaka iu afrua jurisë dhe hipi në tavolinën e saj, Olta nuk e përmbajti veten, duke e puthur në buzë.
Entuziazmit të Oltës iu bashkua edhe pjesa tjetër e jurisë dhe e publikut, të cilët, përveç vlerësimit maksimal që i dhanë Flakës dhe interpretimit të saj, justifikuan edhe reagimin e Oltës, madje edhe puthjen e saj të zjarrtë për Michaelin, idhullin e saj të përjetshëm.