Show-Bizz

Alessio Aliaj: Braktisa Justin Bieber kur mora vesh që do bëhesha baba

17:14 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gerilina KODHELI

– Ai njihet si një nga donzhuanët më të suksesshëm shqiptarë, ndërsa ka pranuar publikisht se romancat e tij përfshinin edhe disa me femra të pushtetshme shqiptare të biznesit dhe politikës. Megjithatë, jeta ka ndryshuar për Alessio Aliajn, i cili veçse vendosi t’i përkushtohej partneres së tij australiane, Katherine, së fundi është bërë baba. Mëngjesin e djeshëm ka ardhur në jetë fëmija i parë i Pr. dhe menaxherit të njohur të VIP-ve, dhe këtë lumturi Alessio e ka ndarë me “VIP Pages”, teksa e përshkruan si diçka të papritur e të pabesueshme në jetën e tij. “Nuk të duket e vërtetë”, thotë modeli aq shumë i lakmuar nga vajzat, të cilat tashmë duhet ta pranojnë se tani, femra më e rëndësishme e jetës së tij ka vetëm një ditë që ka lindur dhe quhet Jolie Roze Aliaj.

Alessio, sapo je bërë baba i një vogëlusheje; cilat janë emocionet?

Është një moment që mendon nëse është apo jo e vërtetë. Është një lloj emocioni, ndjenje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është lumturi e jashtëzakonshme të bëhesh baba!

Si është gjendja shëndetësore e vogëlushes dhe mamasë së saj?

Janë shumë mirë, edhe mamaja e vajzës, edhe vogëlushja. Partnerja ime po e rikuperon veten, janë të dyja shumë mirë.

Ia keni vendosur emrin?

Po, do të quhet Jolie Roze Aliaj.

Pse ky emër? Çfarë domethënieje ka për ju?

Emri tregon personalitet. Jolie do të thotë “e bukur” dhe Rozë është emri nga mamaja e saj. Natyrisht që mban mbiemrin tim Aliaj.

Ku ishe në momentin kur more vesh se ishte momenti që po prisje?

Isha në turne me Justin Bieber këtu në Australi. Po punoja. Po ndiqja koncertet e tij dhe të Martin Garrix. Menjëherë sapo më telefonuan, lashë turneun e Justin dhe ika.

E mori vesh këngëtari se po bëheshe baba? Çfarë të tha?

Jo, në fakt ishte mëngjes herët dhe nuk i thashë asgjë. Megjithatë e mori vesh Martin Garrix dhe DJ e tjerë që janë në turne. Më uruan.

Vajza jote, është shqiptare apo australiane?

Shqiptare. Do mësojë edhe gjuhën shqipe kur të rritet, sepse babanë e ka shqiptar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.