Show-Bizz

Fotot/ Aurela Hoxha për jetë nate me të dashurin e ri nga Miloti

14:18 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Që prej ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin pati një martesë më shumë se 10-vjeçare, kurioziteti për jetën e re të Aurela Hoxhës ka qenë i madh. Prej javësh qarkullojnë thashetheme se ajo tashmë ka krijuar një lidhje të re, por deri më tani asgjë nuk është pranuar nga blogerja bukuroshe. Megjithatë Bordo ka hulumtuar pak rreth kësaj lidhje dhe zbuluam se Aurela po jeton prej muajsh një histori të bukur dashurie me një biznesmen me origjinë nga Miloti.

Alban quhet djali që i ka vjedhur zemrën blogeres dhe duket se ata po jetojnë një marëdhënie tepër intensive. Në udhëtimet e shpeshta të Aurelës kohëve të fundit nëpër vende ekzotike, duket se ka patur shoqërues pikërisht të dashurin e ri Albanin. Bordo ka siguruar disa foto ekskluzive të çiftit, i cili ishte mbrëmë duke u argëtuar në një prej lokaleve të natës në Tiranë. Aurela dhe Albani ishin me grup shoqëror, por herë pas here nuk ngurronin të shfaqnin afeksion ndaj njëri-tjetrit. Ne na duken çift i bukur, ndaj i urojmë një lidhje sa më të gjatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.