Media

Britma e Arian Çanit në Zonë e Lirë: Ka plasur era e fekaleve, pastroni m…!

20:25 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohet arsyeja pse Arian Çani kërkon të ikë nga Shqipëria. Në nisje të emisionit, Çani ka shprehur rebelimin e tij për situatën ku ndodhet vendi me një thirrje të drejtpërdrejtë: Ka plasur era e fekaleve! Në fakt gazetari ka qenë më i drejtpërdrejtë kur përshkruan situatën. Lexojeni më poshtë, deklaratën e Çanit në hapjen e emisionit




Kur erdha në punë sot, eca pak në këmbë në periferi. Kisha kohë që nuk kisha ecur dhe t’ju them diçka. Mbante era mut, sepse pusetat nuk ishin mbyllur. Një era mut e përhapur gjithandej. Unë e urrej si fjalë. E kam seriozisht këtë, por era e mutit e përhapur gjithandej, nuk ishte hera e parë që era e mutit ishte përhapur gjithandej.
Si ka mundësi thashë, që e gënjejnë këtë popull i flasin për fondet e BE dhe për Vettingun! Kur era e mutit është kudo! Dhe këta flasin për veting. E dini çfarë është vetingu? Ai procesi që bëjnë veterinerët për të ndarë delet. I rreshtojnë delet dhe veterineri thotë, kjo këtej, kjo andej. Kjo për mish, kjo për lesh, kjo për qumësht. Dhe duan të bëjnë veting këtu, ku mban era mut. Të pastrohet muti! (Bërtet) Ej ka plasur era e fekaleve! Ka plasur era e fekaleve! Madje edhe këtu mban pak era mut!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.