Media

Henri Çili: Koalicioni Rama-Meta zgjat maksimumi edhe 1 muaj

10:05 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Henri Çili, që sëfundmi është rreshtuar në krah të kryeministrit, Edi Ramën pretendon se koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjat deri më datën 15 Prill.

Këtë pohim ai e bëri dje në mbrëmje i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit, Arian Çani në Tv Klan, ku ishte në panel përballë kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiut i cili është në koalicion me Bashën.

“Unë e kam argument jo parashikim. Ky koalicion zgjat maksimumi dhe një muaj. Rama dhe Meta nuk do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pra, do të garojnë në vete, nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor”, – tha botuesi Çili.

Nëse Rama-Meta i japin fund koalicioni deri në Prill, siç thotë Çili i bie që Presidenti i ri të mos zgjidhet nga ky Parlament. Çili më herët parashikoi largimin e Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm, si kartë kompromisi me opozitën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.