


Lufta e Kosovës në vitin 1999 ishte një dramë për shqiptarët. Përpos viktimave të shumta, gati 1 milionë vetë u deportuan dhe u detyruan të largohen për në Shqipëri, Maqedoni apo vende të tjera në Europën Perëndimore. Shqipëria u fut në një krizë humanitare, ajo ngriti kampe gjithandej për të mirëpritur shqiptarët e Kosovës. Në këtë video të “Associated Press” shihet ish-zv/kryeministri Ilir Meta që falenderon palën greke që ka ndihmuar me ngritjen dhe mirëmbajtjen e një kampi.
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Shfaq Komentet (0)