Media

“Harrova të të pyes ty”, Rama acarohet me Eni Vasilin për shkarkimin e Tahirit

11:00 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi nuk e ka bindur Eni Vasilin për arsyet e shkarkimit të Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm, Edi Rama ka reaguar me cinizëm në “Studio e Hapur”. Arsyetimit se Tahiri u largua për të qenë pranë socialistëve, drejtuesja e emisionit i vuri përballë emrat e ministrave të tjerë që mbetën në detyrë, duke nxjerrë një handikap në llogjikën e kryeministrit.
“Po harrova të të pyes ty! Harrova të të pyes ty! Apo të shkoja studio më studio duke pyetur: A ta heq këtë? Apo të heq këtë ministër?” shpërtheu Rama në ironi, kur gazetarja i përmendi standartet e dyfishta me shkarkimin e ministrave.




Por kryeministri u tregua impulsiv edhe në momentin kur drejtuesja e emisionit e pyeti nëse shkarkimi i Saimir Tahirit ishte pjesë e marrëveshjes për shkarkimin e Ylli Manjanit.
“Ç’do me thënë kjo? Ç’do me thënë kjo? E në fakt se ndodhën brenda ditës e s’keni faj ju.
Më vjen keq për këto lloj telenovelash që shkruhen e montohen në mjedisin e katundit politik përreth çadres, por e vërteta është ajo që po të them se Ilir Meta nuk ka kërkuar gjë “hiq këtë e hiq atë” u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.