KULTURË

Françesk Radi në gjendje të rëndë, “Ejani ju lutem, Franko po mbaron”, ja apeli i Teftës

10:33 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




11:45

Behet me dije nga mjekët e urgjencës së re ku ndodhet kantautori të cilët kanë pohuar se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit. Artisti i njohur shqiptar, Françesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore prej natës së kaluar.

09:30

Mëngjesin e sotshëm në urgjencën e Tiranës është shtruar këngëtari i njohur Françesk Radi. Të paktën këtë konfirmon një nga mesazhdërgues në redaksinë e JOQ.al.

Ai bën me dije se rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotshëm në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa Rozana dhe shumë të tjerë. Për momentin, mësohet se ai ndodhet në reanimacion dhe për fat të keq mjekët nuk japin shumë shpresa.

Mesazhdërguesi tregon se ka dëgjuar edhe bisedën intime mes Teftës dhe një të afërmes së tyre. Spikerja ikonike shqiptare i ka treguar familjares se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital. Ajo tha se ai ishte shumë mirë. Po flinim dhe Franko, (kështu e quante ajo) kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, ­- tregon qytetari për rrëfimin e Teftës.

Ai shprehet se edhe kur mbërriti në spital Françesk Radi vijonte të gërhiste dhe të villte gjak. Mjekët i thanë që është hemorragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se nuk merr dot frymë vetë. Dëgjova edhe Teftën që ju thoshte njerëzve duke qarë në telefon “ejani ju lutem, Franko po mbaron”, ­ – thotë ndër të tjera mesazhdërguesi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.