KULTURË

Nga Shqipëria komuniste në skenën botërore, BBC shkruan për Ermonela Jahon

08:57 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare, me famë ndërkombëtare, ka zënë vend në një edicion special të Radio BBC-së.

Gazetarja Albana Kasapi e ka takuar sopranon Jaho në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Londër.

Me titull “Nga Shqipëria komuniste në skenën botërore”, Albana flet për sopranon se si një nga yjet shqiptare më të njohura të muzikës operistike ka prekur tashmë edhe skenat botërore. “Karriera e Ermonelës është zhvendosur nga skena modeste e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë në disa nga skenat më të njohura botërore”.

Si nisi? Teksa rrëfehet, Ermonela thotë se ishte 6 vjeç kur këndonte për herë të parë me fëmijët dhe se nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej një soprano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.