AKTUALITET

Apeli lë në burg dy kryepleqtë e Dukagjinit, akuzohen për kultivim të bimëve narkotike

15:10 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrest me burg është masa e Gjykatës së Apelit në Shkodër për  dy kryepleqtë e Dukagjinit, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi, të akuzuar për mbajtje dhe kultivim të bimëve narkotike. Avokati mbrojtës kërkoi një mase më të lehtë, ndërsa Prokuroria cilësoi të drejtë vendimin e Shkalles së parë.

Arrestuar ne një super aksion te policisë së Shkodrës bashkë Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi u arrestuan dhe 14 persona të tjerë. Pas një hetimi 10 mujor, prokuroria ka lëshuar 18 urdhër arrestet për personat e dyshuar si të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, ku 16 prej këtyre fletë-arresteve janë ekzekutuar nga policia. Në periudha të ndryshme ky grup kriminal ka kultivuar deri në rreth 100 mijë bimë kanabisi.

Sipas policisë, dy kryepleqtë e Njësisë Administrative Pult, efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Dy kryepleqtë Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi akuzohen për kultivim të lëndës narkotike dhe për shpërdorim detyre pasi duhej të raportonin për drogën e mbjellë në këtë njësi administrative.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.