AKTUALITET

Ish-deputeti i PD zhduk videon, por policia i shkon në shtëpi

20:30 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Menjëherë pas publikimit në media të videos së Myslym Murrizit i cili dëgjohet teksa i drejtohet policit me fjalët: Bastard, halabak, plehra, fundërrinë, trafikant droge, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj ish-deputetit demokrat, aktualisht kreu i PD-së në Lushnjë.

Murrizi ka shpërthyer në fyerje dhe të shara ndaj policit dhe urdhëruesit të tij, duke i quajtur disa herë madje dhe trafikantë, pasi sipas tij, ndalimi ishte me urdhër politik.  Megjithatë ish-deputeti e ka larguar videon nga Facebook, por duket se ka qenë shumë vonë.

Pas këtij incidenti, gazetarja Dorjana Bezat tha për “Balkanweb” se policia ka nisur procedimin penal në ngarkim të Murrizit me akuzën për veprën penale “Kundërshtim dhe fyerje ndaj punonjësit të policisë”. Burime nga policia thanë gjithashtu se në shtëpinë e ish-deputetit ka shkuar një efektiv për t’i komunikuar procedimin por nuk është gjetur në shtëpi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.