AKTUALITET

Konsumon pesticid pemësh pasi dhunon ish-gruan, 49-vjeçari në gjendje të rëndë

14:32 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 49-vjeçar nga fshati Gurras i Pogradecit ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi ka konsumuar pesticid pemësh.

I ardhur pak ditë më parë nga Greqia, shtetasi me inicialet D.C., 49 vjeç, mësohet se në orët e para të ditës së sotme ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij Dh.Ç., 50 vjeçe, në lagjen nr. 4 Pogradec dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.

Ndërkohë raportohet se në momentin që në banesë ka ardhur policia, 49-vjeçari ka konsumuar pesticid pemësh. E për pasojë, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Ndaj 49-vjeçarit vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori për shtetasin:

D.C., 49 vjeç, banues në fshatin Gurras-Pogradec.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 30.03.2017, në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases Dh.Ç, 50 vjeçe, në lagjen nr 4 Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka kryer këtë veprim, ka konsumuar pesticid pemësh. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.