EKONOMI

Mishi brazilian kancerogjen? AKU publikon rezultatet e analizave

13:54 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas marrjes së monstrave, ka publikuar përgjigjet e para të analizave. Ata përveç analizave të kryera në laboratorin e AKU-së, i kanë dërguar edhe laboratorin e referencës pranë ISUV. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se nga përgjigjet e para të analizave, parametrat e mishit që kanë ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji, ndërsa pritet përgjigja tjetër, ajo nga ISUV. Deri në ardhjen e kësaj përgjigje, mishi do të vazhdojë të qëndrojë i bllokuar.

“Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti. Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji.

Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, mishi do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV”, – ka bërë të ditur AKU.

Çfarë tha AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sa i përket lajmeve të fundit që po qarkullojnë në media se importohet “mish i kalbur viçi nga Brazili” ka bërë me dije se, nga periudha nëntor 2016 – mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe mish derri. “Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. ‘Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit’ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë.

AKU pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave  prej  mostrave të marra nga këto produkte”. E ndërsa një përgjigje ka dalë tashmë, pritet tjetra për të bërë më pas zbllokimin e mallit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.