Tech

Edi Rama në “Le Monde”: Ndikim rus? Epo, BE-ja ka lënë boshllëk…

20:07 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen franceze Le Monde deklaroi se furinë ruse në Ballkan do ta ndalojë vetëm SHBA.

Në një pjesë të vogël që jepet në edicionin online të Le Monde, pasi pjesa tjetër jepet në edicionin print, gazeta më e madhe franceze flet për praninë ruse në rajon, përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi, përkeqësimin i situatës politike në Maqedoni. Ka disa muaj që situata në Ballkan shqetëson Evropën.

Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pak i lodhur nga dëgjimi i këtyre ankimeve nga Brukseli.

Problemi që e shqetëson më shumë është “dobësia e Bashkimit Evropian”.

“Dikush mund të flasë për ndikimin rus, por Rusia po bën një politikë në boshllëkun e lënë nga Bashkimi Evropian.

Ky është problemi kryesor i sotëm në Ballkan, pjesa tjetër janë pasojat. Ne nuk mund ta lëmë situatën të majiset dhe pastaj të çuditemi që dikush është duke u përpjekur për të mbushur atë boshllëk”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.