POLITIKË

Basha mbledh familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit ’91, ja çfarë iu premton

18:55 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991 kanë qenë këtë pasdite pranë çadrës ku zhvillohet protesta e opozitës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ritheksoi qëndrimin dhe vendosmërinë e demokrateve se deri në fitoren për zgjedhje të lira e republikë të re nuk ka tërheqje, duke vlerësuar sakrificën sublime që Shkodra ka bërë ndër vite, si qyteti që e ka paguar me çmimin më të lartë demokracinë.

“Sot është dita e përkujtimit e nderimit për sakrificën më sublime. Shkodra përherë ka paguar çmim të lartë për demokracinë. Jemi krenar për çmimin e lartë që keni vendosur në altarin e demokracisë. Sot aleanca e krimit me pushtetin me aktuale se kurrë. Aleanca e krimit thotë se mund ketë zgjedhje pa opozitën. Përsëris sot se deri në fitore zotimi ynë mbetet zgjedhje të lira e republike e re. Sakrifica e 2 prillit sot më aktuale se kurrë, marrëzia do të marrë fund”, deklaroi Kreu i PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.