POLITIKË

E ardhmja e koalicionit, Meta bën gati përgjigjen për Edi Ramën

12:27 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë kur aleati në qeverisje, Edi Rama, në Asamblenë e PS, i ka bërë ftesë publike Ilir Metës, që të vendosë në ditët në vijim për të ardhmen e koalicionit,  zyra e shtypit të kryetarit të LSI ka bërë të ditur se nga minuta në minutë pritet që ai t’i përgjigjet Ramës nga qyteti i Fierit. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë së PS-së, Rama nuk pranoi kritikat e eksponentëve të LSI-së në drejtim të ministrave, por tha se pakti PS-LSI i duhet Shqipërisë.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kuçova në një takim me të rinjtë pohoi se forca politike që përfaqëson nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit.

Sipas tij, LSI i ka shërbyer dialogut politik dhe forcimit të institucioneve në vend.

“Të rinjtë dhe të rejat e LRI janë shembulli dhe modeli i një lidershipi të ri në Shqipëri. I një politike të re, e cila ndryshe nga politika e deritanishme e zhytur në egoizëm dhe arrogancë, përfaqëson një politikë vizionare, një politikë solidare, një politikë që kujdeset për njerëzit dhe në radhë të parë për të rinjtë dhe të rejat”, – tha kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Ilir Meta shprehu bindjen se në Kuvendin e ardhshëm të rinjtë do të keni shumë përfaqësuese dhe përfaqësues, për të diskutuar më shumë për ligjet, por edhe për të gjithë problemet e qeverisjes, problemet e të rinjve që nga arsimimi më cilësor e deri te vendet e reja të punës më të mirëpaguara për të rinjtë dhe të rejat tona.

Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme, Kryetari i LSI-së shprehu keqardhjen që në Shqipëri ende diskutohet nëse do të kemi apo s’do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nga zgjedhjet e ardhshme, nga suksesi i tyre, dhe suksesi i tyre nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër, por është standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë për qytetarët tanë, por edhe për gjithë botën demokratike, varet shumë fati i të rinjve dhe të rejave të Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë, dhe i të gjithë të ardhmes evropiane të vendit tonë”, – deklaroi Meta teksa shtoi se LSI i ka shërbyer dialogut politik dhe forcimit të institucioneve në vend.

Sakaq, Kryetari i LSI-së tha se njerëzit janë lodhur me konflikte, akuza, me një frymë përjashtuese, që nuk mund t’i ndajë shqiptarët, sepse jemi në një kohë tjetër dhe pretendojmë dhe synojmë, dhe meritojmë një të ardhme akoma dhe më të mirë.

“LSI-ja asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut, sepse vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend. Këtu bëhet fjala për interesat e të gjithë qytetarëve tanë, bëhet fjala për një të drejtë bazë kushtetuese, që është ajo e zgjedhjeve të lira, e votës së drejtë, e votës së barabartë të çdo qytetari anembanë Shqipërisë dhe kjo nuk duhet vënë më në diskutim mbas 27 vitesh të pluralizmit politik”, – deklaroi Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.