Tech

Historia e Eldës/ Më bënë magji që u shëndosha kaq shumë, më la dhe i fejuari

15:27 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Elda ka rrëfyer sot historinë e saj tek “E diela Shqiptare”. Mes lotëve ajo ka treguar për të gjithë fatkeqësitë që i kanë ndodhur vetëm për shkak të mbipeshës së saj. Nga “Kam një mesazh për ty”, ajo tregon se deri në moshën 17-vjeҫare, ajo ishte në peshë normale, por pas kësaj kohe, trupi filloi t’i ndryshonte menjëherë, aq sa në shumë pak kohë, mori një zhvillim të menjëhershëm dhe të pakontrolluar: “Më bënë magji, prandaj u shëndosha shumë.

Shkova te një hoxhë dhe ai më tha që më kanë bërë magji. Nuk kisha asnjë shqetësim shëndetësor, nuk kishte asnjë shpjegim kjo rritje peshe në mënyrë të menjëhershme. Ishte e beftë dhe pa asnjë argument shkencor. Të gjithë më larguan, më mënjanuan sepse isha mbipeshë….” – tregon ajo.  Por nuk mbaron me kaq. Paragjykimeve për këtë fatkeqësi iu shtuan edhe ato të djalit me të cilin ishte dashuruar. Elda tregon se historia me të mori fund vetëm për shkak të mbipeshës, ishte shumë pranë fejesës, por e ëma e të dashurit i vuri kusht të birit:

“U prezantuam me familjet, por familja e tij nuk pranoi. Madje, e ëma i tha “po e pranove, unë do vras veten…” Të gjithë këtë e bënë për shkak të mbipeshës sime…” – tregon Elda e përlotur. E bindur që këtë histori dashurie e ka hedhur pas krahëve, ajo tregon se, me gjithë përpjekjet e ish të dashurit për t’u rikthyer, ajo nuk do të pranojë më: “Ata më kanë fyer një herë, pse duhet t’i pranoj?”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.